Terma & Kushtet

Pagesa dhe siguria

Karta e Kreditit on line

Ne faqen e Go Tech ju mund te beni blerje dhe nepermjet kartave te kreditit te leshuara ne territorin shqiptar.

Nje tjeter mundesi pagese eshte nepermjet EsayPay, grup i PayPal. Transaksioni behet nepermjet nje serverit te EasyPay, i cili mbron te gjitha te dhenat tuaja.
Nepermjet ketij sistemi, titullari i kartes duhet te japi te dhenat e tij (numerin e kartes, emer etj.) direkt tek EasyPay.
Ne momentin qe klienti konfirmon te dhenat e tij, i vjen nje sms ne telefonin personal ku i kerkohet dhe njehere te konfirmoje blerjen.

Blerje nepermjet PayPal

Gjithashtu ju mund te paguani me PayPal, menyra me e sigurt per te bere blerje online. Ne site do gjeni logon e paypal ku duke klikuar mbi te, ju mund te rregjistroheni ne kete site. Nepermjet rregjistrimit ne kete site ju mund te kryeni blerje online ne te gjitha sitet ku paraqitet kjo logo. Pasi ju keni bere pagesen e produktit, PayPal pret konfirmimin e dergimit te produktit nga GoTech. Pas cdo transaksioni PayPal do tju nis nje email konfirmimi.

Menyrat e dergimit te porosise

Dergimi I porosise behet neprmjet nje punonjesi Go Tech ose te Postes Shqiptare ne keto kushte:

  • Transporti “deri tek dera” eshte i parashikuar per produkte qe peshojne deri ne15 KG
  • Nese klienti nuk ndodhet ne adresen e dhene prej tij atehere do te kontaktohet nga korrieri ose qendra. Nje dergim tjeter mund te behet pas 48 oresh.
  • Edhe pas dergeses se dyte nese nuk gjendet klienti, Go Tech do vazhdoje te qendroje ne kontakt me te dhenat e marra nga rregjistrimi i klientit ne faqen tone te webit per ti dhene nje zgjidhje kesaj dergese.
  • Nese me te vertete klienti nuk gjendet, kjo ngarkese do anullohet.

Nga moment i anullimit, Go Tech on line, do te lajmeroje klientin nepermjet nje emaili.
Klientit do ti kthehet pagesa duke i mbajtur nje diference per te gjitha tentativat e dergimit dhe te transportit.
 

Ne prani te korrierit klienti duhet te kontrolloje mire mallin nese ka probleme ambalazhi, nese nuk korrespondon kodi me ate qe ka porositur, nese i duket teper i lehte, nese eshte i demtuar

Ne rastin se klinti dallon keto probleme atehere nuk eshte I detyruar te pranoje porosine.

 
Per elektroshtepiake te medha si lavatrice, frigorifer, lavastovilie etj dergimi behet vetem ne territorin e shqiperise.

Transporti per elektroshtepiake te medha:

  • Transporti deri tek dera behet vetem per ato pallate qe disponojne ashensor
  • Heqja e ambalazhit (klienti eshte i detyruar te ruaj ambalazhin nese do te ktheje produktin)

Koha dhe oraret e dergeses

Koha e dergeses varet nga zona qe eshte bere porosia dhe nga gjendja ne magazine.

Klienti nuk mund te zgjedh orarin e dergeses. Ai duhet te zgjedh oraret qe i jepen nga korrieri.
Te gjitha dergesat do kontrollohen paraprakisht me nje telefonate tek klienti.

Garancia:

1.Shërbimi në garanci nuk perfitohet nëse paisja nuk ështe e shoqeruar me Certifrikatën e Garancisë GoTech Electronics.
2. Certifrikata e garancisë së GoTech Electronics është e vlefshme vetëm për produktet e tregtuara nga kjo kompani.
3. Në raste problemesh me paisjen duhet të telefononi në numrin e telefonit që gjëndet në formularin e garancisë dhe të deklaroni të dhënat e nevojshme që janë: Emër Mbiemër; Nr. Telefoni; Adresë; Modeli i paisjes; Data e blerjes; Nr. Certifrikatës së Garancisë GoTech.
4. Gjatë periudhës së garancisë GoTech Electronics mer përsipër riparimin e defekteve me pjesë këmbimi origjinale pa pagesë dhe jo ndërrimin e paisjes me një të re.
5. Në momentin e riparimit të nje difekti data e fillimit të garancisë mbetet po ajo e blerjes së produktit.
6. Gjatë periudhës së garancisë dhe më tej, cdo defekt ose anomali e ardhur si pasojë e tensionit elektrik jo të rregullt, sic janë luhatjet e tensionit, mbi-tensioni apo përdorimi i rritësve artizanal të tensionit nuk është përgjegjësi e GoTech.
7. Garancia mbulon cdo komponent funksional kryesor të paisjes i cili nuk konsiderohet pjesë konsumi. Si psh. motorrë, pompa, kompresorë, paketë elektronike, elektrovalvul, rrezistencë etj.
8. Garancia nuk merr përsipër ndërrimin e pjesëve të konsumueshmte si psh. llamba, guarnicione, lopata të kazanit etj.
9. Garancia nuk mer përsipër ndërrimin e komponentëve të thyer apo të demtuara fizikisht.
10.Garancia shpallet e pavlefshme në rast se defekti ka ardhur si pasojë e keqpërdorimit apo paisja është shfrytëzuar jo për përdorim shtëpiak.
11.Garancia shpallet e pavlefshme nëse paisja është hapur apo riparuar nga persona ose teknik të pa autorizuar nga kompania.
12. Garancia shpallet e pavlefshme nëse data e blerjes se produktit është e pa plotësuar
13.Në raste defektesh nga momenti i njoftimit në qëndrën e servisit GoTech, brënda 2 diteve pune një teknik paraqitet në shtepinë e konsumatorit.
14.Në rast se defekti në paisjen tuaj nuk riparohet brënda 10 ditëve pune nga momenti i paraqitjes së teknikut ne shtëpinë tuaj, atëhere ajo ndërrohet me një te re.
***
Në rast se defekti i konstatuar në paisje kërkon kushte laboratorike për riparim paisjes, kjo e fundit duhet të dërgohet pranë qëdrës së servisit të GoTech Electronics më të afërt.

 

Asitenca teknike: GoTech Electronics, ofron per te gjithe klientet e tij asistence teknike per produktet elektro-shtepiake te tregtuara nga kompania.

Informacione mbi Privacy

I nderuar klient,

ne respekt te besimit qe na keni dhene, Go Tech online dhe Go Tech Shpk, komunikojne se pa konsensin tuaj sdo trajtoje asnje te dhene persoanle qe ju keni plotesuar gjate rregjistrimit ne faqen tone.
Gjithashtu, te dhenat personale qe ju kemi kerkuar do te perdoren vetem per blerjet qe ju do beni online. Keto te dhena jane te ruajtura ne menyre shume strikte qe asnje person I trete te mund ti perdori.

Copyright 2012. GoTech Electronics - Designed by Studio Oxygen