Karriera


Inxhinier per Sektorin e Garancise

Detyrat kryesore:

•    Të mbajë regjistrin përkatës mbi shërbimet e kryera për cdo pajisje;
•    Të mbajë kontakt me stafin e dyqaneve mbi problematika te mundshme te pajisjeve dhe bën kontroll parandalues të tyre;
•    Të përgjigjet për inventarin dhe rregullsinë në vendin e punes;
•    Të përgatisë kërkesat për pjesët dhe pajisjet e nevojshme;
•    Të mirëmbajë pjesët e ndërrimit dhe përgjigjet për diferencat e krijuara;
•    Të informojë në mënyrë perodike eprorin direkt për situatën e pajisjeve dhe të  punës që ai kryen;
•    Të rakordojë në mënyrë periodike me sektorin e financës për inventarin dhe pjesët e ndërrimit;
•    Të propozojë masa të nevojshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të paisjeve;
•    Të marrë në dorëzim materialet dhe pret dokumentat përkatës;
•    Të komunikojë në mënyrë profesionale me eprorët dhe të tjerët;
•    Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes kundra zjarrit në vendin e tij të punës.

Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përvec atyre të parashikuara në këtë Aneks, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.

Aftësitë e kërkuara:

•    Të  ketë aftësi të mira komunikuese;
•    Të jetë fleksibël me oraret;
•    Të jetë korrekt dhe dinamik;

•    Të ketë përkushtim maksimal ndaj punës;
•    Të jetë I moshës nga mosha 25-40 vjec;
•    Të jetë I aftë tu përgjigjet nevojave të klientëve me seriozitet dhe shpejtësi;
•    Të ketë leje drejtimi të klasit B;


Arsimi dhe përvoja minimale:

•    Të ketë arsim të lartë, preferohet Dega e Inxhinierise Elekttornike ose Elektrike
•    Të ketë njohuri dhe kualifikime në fushën elektrike;
•    Të ketë eksperiencë mbi 3 vite në sektor;



 

Copyright 2012. GoTech Electronics - Designed by Studio Oxygen