Fillimet tona: GoTech Electronics, është vazhdim i AIBA Company e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “Hotpoint-Ariston” dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve si: Indesit Internatinal Company Itali, Thermo Sanitary Group Itali, Elica Spa Itali etj.
Zgjerimi i rrjetit: Nga viti 2009, GoTech është prezent me 16 dyqane dhe 1 showroom (GoTech Luxury) ne te gjithe vendin. Aktualisht gjendemi ne Tirane, Durres, Tapize, Lezhe, Puke, Peshkopi, Pogradec, Korce, Lushje, Elbasan, Kavaje, Shkoder, Lac, Fier. Gjithashtu mbulon qe nga viti 1995 e deri me sot, tregun e shumices ne te gjithe vendin, duke i dhene mundesine te gjithe Shqipetareve te perfitojne nga cilesia e pordukteve qe GoTech tregton.
Markat nderkombetare: Gjatë viteve të fundit, me krijimin e kompanisë GoTech Electronics, aktiviteti i saj është zgjeruar me produkte të linjave më prestigjoze, marka të reja dhe shumë cilësore si: Candy, Elica, Hyundai, Sharp, Blaupunkt, Panasonic, Samsung, Sinbo, Bomann, Hoover, ETA, TVS etj.
Mundësi financimi: Të gjithë artikujt e kompanisë GoTech Electronics mundësohen dhe nëpërmjet rrejtit të bankave Raiffeisen, BKT dhe Union Bank gjithashtu mundësi financimi nga IuteCredit.
Garancia: Të gjitha produktet e tregtuara nga GoTech Electronics janë të shoqëruara me çertifikatë garancie e cila zbatohet me mjaft korrektësi. Gjithashtu pranë kompanisë funksionon sektori i shërbimit që kujdeset vazhdimisht për problemet eventuale pas shitjes. Pranë klientit ne kemi vazhdimisht një staf të kualifikuar dhe të përkushtuar dhe një inventar të plotë i pjesëve të këmbimit të ofruar nga bashkëpunëtoret tanë. Gjithashtu klientet qe duan te zgjerojne garancine kane mundesine e opsionit 2+3, duke e shtuar garancine e produktit, kundrejt vleres 10%.
Transport: Duke parë që një ndër problematikat e klientëve tanë ka qenë transporti i produkteve të blera në dyqanet e tjera, atëherë kompania GoTech Electronics ka menduar ti lehtësojë sa më shumë klientët duke oferuar gjithashtu shërbimin e transportit deri në destinacionin e kerkuar nga klienti, ne qytetet kryesore te vendit dhe vetem per elektroshtepiaket e medha (frigorifer, lavatrice, lavastovilje, soba, tharese rrobash dhe sete inkaso) kundrejt nje pagese minimale, me ngjitje lart nuk perfshihen produktet qe blihen ne dite ofertash.
Qëllimi ynë: Është ti shërbejmë klientit në mënyrë të kulturuar, profesionale dhe të shpejtë. Kjo do të realizohet dhe nëpërmjet zgjerimit të rrjetit të dyqaneve GoTech Electronics në të gjithë Shqipërinë, duke bërë kështu të mundur lidhjen më të ngushtë me konsumatorin final.